Takim i ministrit Bekteshi me Andrew Light, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare në Departamentin e Energjisë së SHBA-së: Pavarësia e energjisë, siguria dhe diversifikimi i burimeve të energjisë janë prioriteti ynë i përbashkët

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, gjatë vizitës së tij zyrtare në Uashington të SHBA-së, ka zhvilluar sot një takim pune me Andreë Light, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare në Departamentin e Energjisë së SHBA-së. Tema kryesore e takimit ishte zhvillimi i tregut të energjisë në Maqedoninë e Veriut, tranzicioni energjetik, siguria dhe diversifikimi në furnizimin me energji dhe investimet në energjinë e gjelbër. Në takim, ministri Bekteshi informoi për investimet që po bën Maqedonia e Veriut në sektorin energjetik, para së gjithash në zhvillimin e rrjetit të shpërndarjes së gazit natyror dhe ndërlidhjeve të gazit natyror me vendet fqinje, si dhe për masat e marra për krijimin e kushteve për investime në ndërtimin e kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme. Ministri Bekteshi e bëri të qartë se në përputhje me strategjinë afatgjatë në sektorin e energjisë, Republika e Maqedonisë së Veriut vlerëson mbështetjen e partnerit të saj SHBA, me kontribut të përbashkët për të vazhduar zhvillimin e koncepteve që janë në fokus të zhvillimit të sektorit energjetik. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që ky bashkëpunimi i mirëfilltë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…