Nuredini zhvilloi takime me përfaqësues të lartë evropianë

Në margjinat e Konferencës Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për një planet të shëndetshëm, Stokholm +50, Nuredini zhvilloi disa takime, duke përfshirë edhe ministrin Norvegjez për Klimën dhe Mjedisin Jetësor Espen Barth Eide. Ministri Nuredini falënderoi Norvegjinë për mbështetjen në zbatimin e njërit prej projekteve më të mëdha për trajtimin e mbeturinave historike në Maqedoninë e Veriut, pastrimin e mbeturinave të rrezikshme nga ish-gjigandi industrial Ohis, si dhe diskutuan edhe për realizimin e projekteve të tjera të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Ministri Nuredini u takua edhe me komisionerin e BE-së për mjedis jetësor, oqeane dhe peshkim Virginius Sinkevicius dhe zëvendëskryeministrin bullgar Boris Sandov, me ç’rast biseduan për gjendjen e mjedisit jetësor në Maqedoninë e Veriut, për aktivitetet e ndërmarra në arritjen e standardeve evropiane dhe qëllimeve kombëtare. Qëndrimi ishte i përbashkët si për ambiciet e mëtejshme.Gjithashtu, ministri Nuredini u takua edhe me Sekretaren e Shtetit të Zvicrës Catherine Schneberger, ku biseduan për mbështetjen e dhënë nga Qeveria zviceriane për Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në fushën e mbrojtjes së natyrës përmes Programit për Mbrojtjen e Natyrës dhe përfshirjen e tyre në proceset e shpalljes së Osogovës dhe Maleshevës për zonë të mbrojtur, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme për menaxhimin e mbeturinave, veçanërisht në Pollog.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…