Osmani në Ankara, takim me Çaushogllun

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, realizoi takim me homologun e tij, Mevlut Çaushogllu. Vizita ndodh në prag të shënimit të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Gjatë takimit u hapën temat për bashkëpunimin bilateral, aleanca në kuadër të NATO-s, bashkëpunimin rajonal dhe multilateral, si dhe sfidat aktuale ndërkombëtare të sigurisë.

“Vitin e kaluar shkëmbimi arriti rreth 800 milionë dollarë, ndërsa të dhënat nga tremujori i parë i këtij viti tregojnë se jemi në rrugë të mirë për ta tejkaluar atë barrierë simbolike prej 1 miliard dollarësh. Jemi duke punuar që dinamika të rritet edhe më tej, gjë për të cilën vitin e kaluar Ambasada jonë në Ankara u forcua me këshilltar ekonomik”, theksoi Osmani duke theksuar rëndësinë që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ua ofron investitorëve të huaj të cilët vijnë nga Turqia.

“Si Qeveri në mënyrë aktive punojmë në trendin dhe dinamikën e rritjes së fluksit të investimeve të huaja nga Turqia, për çka jam i bindur se ekziston interes nga të dyja palët”-theksoi Osmani.

Ministrat diskutuan edhe për bashkëpunimin multilateral ndërmjet dy vendeve në OSBE, në kuadër të presidencës së ardhshme të Maqedonisë së Veriut në vitin 2023, si dhe për aleancën e NATO-s, me theks të veçantë lidhur me pasojat e invazionit rus ndaj Ukrainës. Duke theksuar domosdoshmërinë për unitet në kuadër të NATO-s, Osmani përshëndeti përpjekjet e Turqisë që të ndërmjetësojë ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike dhe përfundimin e menjëhershëm të katastrofës humanitare.

Osmani dhe Çaushogllu nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi midis Ministrive të Punëve të Jashtme në fushën e protokollit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…