Osmani – Shmit në margjinat e PFD

Në Forumin e Prespës për Dialog të këtij viti, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani u takua me Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Hellga Shmit.

Takimi është pjesë e dialogut aktiv dhe konsultimeve me strukturat ekzekutive të OSBE-së në dritën e presidencës sonë në vitin 2023.

Ministri Osmani theksoi se presidenca në momentin kompleks gjeopolitik dhe polarizimi evident në kuadër të OSBE-së paraqet sfidë të veçantë:

“Rajoni i OSBE-së dhe vetë Organizata ballafaqohen me sfida shumë serioze. Në kushte të këtilla, do të bëjmë çmos që t’i mbrojmë vlerat e OSBE-së dhe ta shfrytëzojmë kapacitetin e Organizatës sonë në menaxhimin e atyre ekzistuese dhe parandalimin e krizave të mundshme në rajonin e OSBE-së. Jam i bindur se OSBE-ja duhet të vazhdojë të luajë rol udhëheqës në këtë drejtim dhe njëkohësisht ta ruajë trashëgiminë/imazhin e saj në planin e promovimit të të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike”, theksoi Ministri i Punëve të Jashtme, Osmani.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…