Shaqiri në takimin e ministrave të Ballkanit Perëndimor në Tiranë

Në takimin e sotëm të ministrave të Ballkanit Perëndimor mbi platformat për inovacion dhe kërkim, arsim dhe trajnim, që u zhvillua në Tiranë, në të cilin krahas ministrave të arsimit në rajon, mori pjesë edhe Komisionerja Evropiane për inovacion, hulumtim, kulturë, rini dhe arsim znj. Maria Gabriel, Drejtorët e Përgjithshëm të Drejtorive për kërkim, inovacion dhe arsim, kulturë dhe sport, pata rastin të nënvizoj disa segmente të rëndësishme:
– Qeveria ka treguar një nivel të lartë angazhimi për përmirësimin e Ekosistemit kombëtar për kërkim dhe inovacion.
– Një shumë e konsiderueshme nga buxheti kombëtar është ndarë për të inkurajuar kërkimin dhe inovacionin.
– Buxheti i shtetit për kërkimin shkencor është dyfishuar krahasuar me një vit më parë dhe pjesa më e madhe e burimeve financiare janë orientuar për financimin e projekteve kërkimore-shkencore për mbështetjen e infrastrukturës kërkimore të fakulteteve dhe institucioneve publike shkencore.
-Rritja e gjelbër do të thotë nxitje e zhvillimit ekonomik, por në të njëjtën kohë kujdes për burimet natyrore dhe sigurimin e mirëqenies së qytetarëve. Kjo sfidë kërkon investim të zgjuar dhe koordinim të mirë.
– Duke vënë në tryezë dixhitalizimin dhe Axhendën e Gjelbër si prioritete horizontale, me Fondin e Inovacionit planifikohet një seri sfidash sociale që do t’i pozicionojnë inovacionet si një forcë lëvizëse.
– Iniciativat për Evropën e gjelbër dhe dixhitale janë futur në Konceptin e ri për arsimin fillor.
– Ka nisur një program arsimor gjithëpërfshirës për mbrojtjen e mjedisit përmes një qasje gjithëpërfshirëse dhe sistematike.
– Parashikohet koncept për arsimin e mesëm ku Korniza Evropiane e kompetencave për qëndrueshmëri dhe Rekomandimi i Këshillit të Evropës për mësimin e qëndrueshmërisë mjedisore do të konsiderohen si bazë e përbashkët në zhvillimin e programeve të arsimit dhe trajnimit.
Në takim theksova gjithashtu nevojën e një Ligji të ri për Veprimtarinë Inovative në mënyrë që të reflektojë në mënyrë adekuate ndryshimin e politikave të inovacionit dhe sfidat globale socio-ekonomike, me synim që investimet publike të rrisin efikasitetin e tyre.
Në këtë drejtim, në përputhje me Ligjin e ri për Arsimin e Mesëm, është krijuar një grup punues që punon në kapituj të veçantë për rregullimin e arsimit gjithëpërfshirës, ​​pjesëmarrjen demokratike të nxënësve, ndalimin e të gjitha formave të diskriminimit, funksionimin e Qendrave rajonale për arsimin profesional dhe trajnim, si dhe mësimi mbi qëndrueshmërinë mjedisore.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar për të harmonizuar përpjekjet e saj nacionale me Agjendën e Inovacionit për Ballkanin Perëndimor.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…