Zv ministri Rexhepi hapi puntorinë rajonale për inspektim të transportit rrugor

Sot zavendëministri i Transportit dhe Lidhjeve z. Rexhepi në prani të Ambasadorit të polonisë z. Wojciech Tycinski hapi puntorinë regjionale tre ditore të inspektimit të transportit rrugor të organizuar nga Inspektorati Shtetëror i Transport, Sekretariati i Komuniteti të Transportit, dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Polonisë dhe Inspektoriatin e Përgjithshëm të Transportit Rrugor të Polonisë.

“Përvojat nga vendet që janë pjesë e Bashkimit Evropian, të cilat vërtet kanë diçka për të ndarë, janë gjithmonë të mirëseardhura. Besojmë se përmes këtij trajnimi do të rrisim ndjeshëm kapacitetin dhe efikasitetin e shërbimeve të inspektimit në Inspektoratin Shtetëror të Transportit” – theksoi zv.ministri Rexhepi.

Me mbështetjen e Bashkimit Evropian përfundoi projekti për asistencë teknike për themelimin e Organit Ekzekutiv për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, qëllimi kryesor i të cilit ishte të ofrojë mbështetje teknike (profesionale) për grupin punues për themelimin e Organit Ekzekutiv për Siguria Rrugore.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve tashmë ka përgatitur Ligj për Agjencinë për Siguri në Komunikacionin Rrugor, i cili është duke u harmonizuar me institucionet tjera dhe së shpejti do t’i dorëzohet Qeverisë për miratim dhe procedurë të mëtutjeshme legjislative.

Dëshiroj gjithashtu të përmendi se jemi duke punuar në Sistemet Inteligjente të Korridorit 10, të cilat janë jetike për rritjen e sigurisë dhe përballimin e problemeve që lidhen me emetimet e dëmshme, dmth shkarkimin e automjeteve dhe bllokimin e trafikut u shpreh zëvendësministri Rexhepi.

Në fund zëvendësministri Rexhepi shtoi se me pjesëmarrjen tonë aktive në këtë puntori dhe me të gjithë hapat e ndërmarrë në fushën e sigurisë, ne japim kontribut aktiv për të gjithë organizatën dhe e mirëpresim këtë ide për shkëmbimin e përvojave nga e cila shpresoj të përfitojmë të gjithë, veçanërisht inspektorët që punojnë në terren dhe përballen drejtpërdrejt me këto sfida.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…