Nuredini në një takim me Qendrën për Zhvillimin e Rajonit Planor të Pollogut 

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, mori pjesë në mbledhjen e sotme të Këshillit për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut. Në takim, ministri Nuredini informoi se Ligji për Huamarrjen lidhur me kredinë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, destinuar për vendosjen e sistemit rajonal për menaxhimin e mbeturinave në vend, aktualisht është në Kuvendin e RMV-së në pritje të votimit nga deputetët.

Ministri Nuredini po ashtu theksoi se në kuadër të projektit për vendosjen e sistemit rajonal për menaxhimin e mbeturinave, përveç ndërtimit të stacioneve të transferimit dhe deponive rajonale, komunat do të furnizohen me pajisje shtesë teknike, si makineri për grumbullimin e mbeturinave dhe kontejnerë seleksionues.

Sipas ministrit, me aktivitetet e planifikuara deponitë rajonale do t’i përmbushin të gjitha standardet evropiane dhe do të mundësojnë rehabilitimin e të gjitha deponive ilegale në rajonin e Pollogut, që do t’u mundësojë qytetarëve të kenë ajër të pastër, mbrojtje të natyrës dhe biodiversitet dhe ujë të pastër për pije.

Në takimin e sotëm u diskutua edhe për iniciativën e Qendrës për Zhvillim të Rajonit Planor të Pollogut për fillimin e aktiviteteve për themelimin e një organi ndërkomunal për dhënien e lejeve dhe inspektimin në fushën e mjedisit jetësor.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…