Nuredini: Shoqëria e fortë civile ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë së gjelbër dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor 

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me drejtoreshën e Qendrës së Kërkimit dhe Informacionit Mjedisor Eko-Svest Ana Çoloviq Leshoska për projektin “Organizatat civile në veprim për ndryshimet klimatike”.

Projekti do të realizohet si bashkëpunim i Qendrës së Kërkimit dhe Informacionit Mjedisor Eko-Svest, Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj (SHMJR) dhe Organizata për Lidhjen e Vlerave Natyrore dhe Njerëzve (CNVP), dhe mbështetet nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).

Me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit, MMJPH konfirmon përkushtimin e saj për ndërtimin e një shoqërie të fortë dhe energjike, e cila luan një rol të rëndësishëm në proceset e dekarbonizimit, transformimit dhe rivitalizimit të shoqërisë, të rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë së gjelbër, sigurimi i mjedisit të pastër jetësor dhe ruajtja e shëndetit të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…