Nuredini: Kursimet në energji dhe financa mund të arrihen duke përmirësuar efikasitetin energjetik të stacioneve ekzistuese të pastrimit të ujërave të zeza në vend

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, zhvilloi një takim pune me David Tyler, drejtor i Bordit të Drejtorëve dhe specialist në sektorin e ujërave dhe trajtimin e ujërave të zeza në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin në fushën e furnizimit me ujë dhe trajtimit të ujërave të zeza, ku theks i veçantë u vu në përmirësimin e efikasitetit energjetik të stacioneve ekzistuese të pastrimit të ujërave të zeza në vend. Duke pasur parasysh se këto instalime janë me energji intensive, në takim u prezantua një analizë e zgjidhjeve energjetike për uljen e kostove operative dhe karakteristikave të 13 stacioneve të pastrimit të ujërave të zeza në Maqedoninë e Veriut, e përgatitur nga ekipi i ekspertëve të BERZH-it. Analiza e kostove për përmirësimin e sistemeve ekzistuese është bërë veçmas për secilin nga stacionet e pastrimit të ujërave të zeza.

Një investim i tillë do të kursente energji dhe burime, do të kontribuonte në zhvillimin e një ekonomie të gjelbër dhe do të mbronte mjedisin jetësor dhe do të ndihmonte pushtetet vendore duke ulur kostot e trajtimit të ujërave të zeza.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…