BDI: Apasiev zbardhi strategjinë pro-ruse të protestave të përbashkëta me VMRO

Dimitar Apasiev si partner koalicioni i Mickoskit dhe VMRO DPMNE-së por edhe i Aleancës dhe Besës në koalicionin “61”, sot ka zbardhur strategjinë pro-ruse të protestave të përbashkëta si opozitë, për të penguar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian e duke kërkuar alternativa tjera për ndryshimin e kursit strategjik të vendit dhe lëshimin e rrugës së integrimit europian.

Bashkimi Demokratik për Integrim që nga 5 nëntori i vitit të kaluar ka denoncuar agjendën ruse dhe destabilizuese në prapavijë të koalicionit “shumicë e re 61” dhe kjo u konfirmua edhe sot.

Opozita të deklarohet se cilat janë alternativat e reja që ata po i’a ofrojnë qytetarëve.

A i ndajnë qëndrimet me partnetin e koalicionit Levica për një partneritet euro-aziatik?

Bashkimi Demokratik për Integrim apelon dhe bën thirrje tek të gjithë akterët politik në vend që të distancohen nga këto qëndrime skandaloze dhe protesta të dhunshme antieuropiane të nxitura nga elemente proruse në vend.

Forcat progresive do të finalizojnë projektin më madhor që ka Maqedonia e Veriut, integrimin në Bashkimin Europian, si alternativë e vetme për vendin.

Bashkimi Demokratik për Integrim sërish thekson që këto protesta të dhunshme kundër ardhmërisë së qytetarëve shpalosën se kush është për dhe kush kundër Bashkimit Europian, prandaj dhe qytetarët duhet të distancohen nga ato.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…