Besimi: Me rishikimin përkrahim rritjen e pensioneve, pagave, masat e reja antikrizë dhe projektet zhvillimore

Me përkrahjen e rishikimit të buxhetit, jepet përkrahje për rritjen e pensioneve, mjetet shtesë për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve, mjetet për kompanitë për përkrahjen e rritjes së pagave në sektorin privat, mjetet shtesë për bujqit që i referohen rritjes së rendimenteve dhe stabilizimit të çmimeve të produkteve ushqimore, si dhe mjetet që i referohen masave të reja antikrizë për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe mbrojtjen e ekonomisë nga goditjet e krizës aktuale të çmimeve. Kjo u theksua nga ministri i Financave, Fatmir Besimi, në ekspozenë e tij për rishikimin e buxhetit, që shqyrtohet ditën e sotme në seancë plenare në Kuvend.

“Me këtë propozim do të arrihen dy qëllime shumë të rëndësishme: së pari, do të ruajmë stabilitetin makroekonomik, i cili është thelbësor për rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të çdo ekonomie dhe së dyti, do ta përkrahim rikthimin e ekonomisë në nivelin e para pandemisë, si dhe ruajtjen e sigurisë sociale për qytetarët tanë”, theksoi Besimi.

Me rishikimin, të hyrat e përgjithshme për vitin 2022 planifikohen në nivel prej 245.8 miliardë denarë dhe janë rreth 6.9 miliardë denarë më të larta se projeksionet fillestare, ndërsa shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 288.5 miliardë denarë ose rreth 16 miliardë denarë më shumë se projeksionet fillestare me planin për vitin 2022.

Me rishikimin, te transfertat rrjedhëse planifikohen korrigjime në rritje për rreth 19 miliardë denarë Këtu planifikohen mjete për masa antikrizë, si dhe masa të tjera për përkrahje të targetuar për tejkalimin e krizës.

“Nëse pakoja e parë e masave do të ishte e përgjithshme me qëllim të ngadalësimit të spirales inflacioniste, masat vijuese do t’i referohen më shumë grupeve të caktuara që janë më të prekura nga kriza dhe se pa ato masa nuk mund t’i tejkalojnë këto efekte.

Në fakt, ky është rekomandimi i institucioneve financiare ndërkombëtare, si FMN-ja, Banka Botërore, por edhe BE-ja – që të veprohet me masat ndaj kategorive të synuara”, theksoi ministri Besimi.

Në kuadër të këtyre mjeteve financiare planifikohet përkrahje financiare shtesë në vlerë prej 4.7 miliardë denarëve për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe likuiditetit të kompanive në kushte të zgjatjes së krizës në tregun botëror të energjensave dhe produkteve bazë.

Projektohen edhe subvencione dhe transferta shtesë për bujqit, përkatësisht 3.2 miliardë denarë shtesë për subvencionet e planifikuara fillimisht, me qëllim që të stimulohen rendimentet dhe produktiviteti për amortizimin e presioneve të çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Transferta më të larta planifikohen edhe për komunat, para së gjithash për shkak të rritjes së bllok granteve për rritjen e pagave në kopshtet e fëmijëve, si dhe në shkollat fillore dhe të mesme për 15%;

Me këtë rishikim, sigurohen mjete për rritjen e pensioneve, sipas metotologjisë së re të përllogaritjes, sipas lëvizjes së indeksit të kostove për jetesë me vlerë prej 50% dhe rritjes së pagës mesatare të paguar për të gjithë të punësuarit në vlerë prej 50%. Gjithashtu, parashihen subvencione për kontributet që i referohen përkrahjes së punëdhënësve për rritjen e pagave në sektorin privat, duke përfshirë edhe efektin për subvencionimin e kontributeve për pagën minimale. Përkrahje financiare shtesë me vlerë prej 2.4 miliardë denarëve, parashihen për shfrytëzuesit e së drejtës së ndihmës minimale të garantuar.

Projektet kapitale janë rishikuar me dinamikë më të ngadalësuar, para së gjithash, projektet kapitale të realizuara përmes huave. Megjithatë, ato për këtë vit vijojnë të jenë në nivel rekord, përkatësisht janë për 8.8 miliardë denarë ose 37.8% më të larta në krahasim me vitin e kaluar ose për 16.1 miliardë denarë ose dy herë më të larta në krahasim me vitin 2020.

Deficiti buxhetor planifikohet në nivel prej 42.7 miliardë denarëve, përkatësisht 5.3% të PBB-së ose në nivel më të ulët krahasur me vitin paraprak.

“Me Strategjinë fiskale 2023-2027, parashihet konsolidimi fiskal me etapa, me ulje të deficitit buxhetor si pjesëmarrje procentuale në PBB prej: 4.2% në vitin 2023, 3.6% në vitin 2024, 3.2% në vitin 2025, 3.0% në vitin 2026% dhe 2.8% në vitin 2027. Në periudhë afatmesme, pavarësisht rreziqeve dhe pasigurive aktuale, politika fiskale do të vazhdojë drejt konsolidimit dhe ristrukturimit të mëtejshëm të shpenzimeve publike me ulje graduale të deficitit buxhetor dhe borxhit publik, stimulimit të aktivitetit ekonomik nëpërmjet shpenzimeve kapitale dhe investimeve në infrastrukturë, si dhe përmirësimit të kushteve të udhëheqjes së biznesit dhe krijimit të vendeve të reja të punës”, theksoi ministri i Financave.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…