Bisedë telefonike Osmani – Lipavski: Republika Çeke është gati për start të menjëhershëm të negociatave pas miratimit të propozimit evropian 

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka zhvilluar bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavski, me ç’rast ka shprehur mbështetjen e tij për progresin e shtetit në procesin integrues. Osmani e siguroi bashkëbiseduesin se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është interesi kryesor shtetëror dhe prioritet primar i politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për nevojën e realizimit të shpejtë dhe dinamik të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor për të garantuar stabilitet, qëndrueshmëri dhe zhvillim të rajonit të Ballkanit Perëndimor në kontekstin aktual të pasigurt gjeopolitik.

Në këtë drejtim, Ministri Lipavski theksoi gatishmërinë për organizimin e shpejtë të Konferencës së parë Ndërqeveritare, pasi Maqedonia e Veriut të miratojë propozimin evropian.

Dy bashkëbiseduesit përsëritën aspektet kyçe të propozimit të kompromisit, i cili e çon vendin më afër Bashkimit Evropian, duke marrë parasysh interesat tona në drejtim të formulimit të pastër të gjuhës maqedonase; mungesën e çështjeve historike në kornizën negociuese dhe fillimin e menjëhershëm të negociatave për anëtarësim.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…