Osmani – Fon Der Lajen

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Fon Der Lajen, në fillim të vizitës së saj në Shkup.

Duke shprehur mirënjohje për këtë vizitë, Osmani theksoi se Komisioni Evropian ka qenë gjithmonë një partner i dëshmuar në rrugën eurointegruese të vendit, duke i analizuar në mënyrë strikte dhe objektive situatën dhe progresin e arritur të pasqyruar në Raportet e progresit të shtetit. Kjo mbështetje do të vazhdojë edhe më tej me hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit përmes procesit të skriningut.

“Kjo vizitë vjen në kohën e duhur, gjatë rrumbullakimit të procesit të konsultimeve të gjëra për propozimin e presidencës franceze dhe fjalimin tuaj të sotëm në Kuvend e konsiderojmë si kontribut të rëndësishëm në këtë proces dhe mbështetje për vazhdimin e procesit tonë eurointegrues”-theksoi Osmani, duke kujtuar se për herë të dytë në historinë tonë, kryetari i Komisionit Evropian iu drejtua Kuvendit tonë. Herën e parë, Romano Prodi, në fillimet e rrugës sonë të integrimit evropian, me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, dhe tani në fillimin e negociatave, si fazë përfundimtare përpara anëtarësimit tonë të plotë në Bashkimi.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…