BDI uron të gjithë qytetarët për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian

Sot, pas 17 vitesh pritje Republika e Maqedonisë së Veriut fillon bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian, duke hapur kështu prespektiva të reja për vendin dhe për qytetarët.

Ngadalë por sigurt, po kyçemi drejt familjes europiane. Bashkimi Demokratik për Integrim, me këtë rast uron të gjithë qytetarët për këtë ditë të madhe për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Kemi kurorëzuar me sukses të gjitha përpjekjeve për të ruajtur qasjen properendimore si forca progresive bashkë me të gjithë akterët politik në vend. Bashkimi Demokratik për Integrim, vlerëson se këto janë momente të krenarisë pasiqë kemi arritur të sigurojmë një prespektivë të re, të sigurtë dhe të ardhme europiane për të gjithë qytetarët e vendit.

Si ditë historike, po bëhemi pjesë e suksesit të nisur shumë vite më parë, duke u ballafaquar me shumë sfida të cilave u kemi bë ballë dhe në fund kemi dalë fitimtarë.

Bashkimi Demokratik për Integrim, me këtë rast shpreh falenderim ndaj të gjithë atyre që kontribuan në këtë proces, miqtë tanë ndërkombëtarë, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të Bashkimit Europian, sepse me ndihmën e tyre u mundësua që Republika e Maqedonisë së Veriut të nisë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ditë historike, urime të gjithë qytetarëve!

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…