Osmani në takimin e parë për procesin e skriningut

Në kuadër të vizitës historike në Bruksel, 19 korrik 2022, kur zyrtarisht i hapëm negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani kishte fjalim hyrës në takimin inaugurues për procesin e skriningut.

Duke iu referuar fillimit të shumëpritur të negociatave, Osmani theksoi se sot e fillojmë fazën finale të rrugës sonë eurointegruese për realizimin e qëllimit të përbashkët – anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.

“Rruga e deritanishme nuk ishte aspak e lehtë, por sot nuk do të kthehemi pas në të kaluarën, por vështrimi ynë është kthyer kah e ardhmja dhe detyrat të cilat duhet t’i plotësojmë gjatë procesit negocioues. Përfundimisht, nga pozicioni fillestar ne po nisim garën dhe tani e tutje do të varet nga forcat tona dhe aftësitë tona – t’i mobilizojmë të gjitha resurset tona njerëzore dhe me përkushtim të punojmë deri në përmbushjen e kushteve të nevojshme për të hyrë në familjen evropiane, të ciliës i përkasim për nga civilizimi, vlerat dhe kultura”.

Osmani falënderoi Komisionin Evropian për angazhimin e tij të vlefshëm, duke i siguruar se ekipi ynë negocioues është i përgatitur dhe me padurim pret që të vazhdojë me skriningun, e secilit prej kapitujve në kuadër të klastereve.

Me këtë rast, Ministri Osmani u uroi qytetarëve hapjen e negociatave dhe iu falënderua të gjithë punonjësve në administratë, por edhe në sektorin civil, të cilët kanë punuar me shumë zell dhe përkushtim ndër vite për arritjen e prioritetit bazë të politikës së jashtme të vendit tonë.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…