Fillimi i negociatave edhe më tej do t’i stimulojë dhe mobilizojë të gjithë vepruesit në shtet në drejtim të realizimit të perspektivës evropiane të vendit

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Portugalisë, Zhoao Gomes Kravinjo, realizoi vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Krahas marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, në fokus të bisedimeve ishte e ardhmja e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian në dritën e fillimit të negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe mbështetja e Republikës së Portugalisë në këtë kontekst.

Ministri Osmani u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme portugeze në rrugën tonë evropiane, duke theksuar se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar fuqishëm në detyrat reformuese të cilat do të duhet që t’i plotësojmë gjatë negociatave dhe në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore si investim në të ardhmen tonë evropiane.

“Vizita vjen në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Zhgënjimet, pengesat dhe bllokadat shumëvjeçare i shndërruam në një sfidë shtesë të cilat na mundësuan që përmes argumenteve, këmbënguljes dhe besimit në marrëdhëniet e mira fqinjësore, të vijmë deri te zgjidhja për fillimin e negociatave të anëtarësimit. Sinqerisht, besoj se ky proces do t’i stimulojë dhe mobilizojë më tej të gjithë aktorët në vend, që bashkërisht të punojnë me përkushtim ndaj dosjes sonë reformuese, duke pasur parasysh se integrimi evropian është një element koheziv thelbësor i shoqërisë sonë. U pajtuam që hapja e negociatave për anëtarësim do të sjellë përfitime të shumëfishta – për Maqedoninë e Veriut, për rajonin, por edhe për kredibilitetin e BE-së në drejtim të përfundimit të procesit të bashkimit të Evropës”, tha Osmani.

Kapitulli i ri i shumëpritur në procesin e integrimeve evropiane pas 17 viteve të statusit kandidat është një përfitim të cilin qytetarët plotësisht shumë kohë më parë e kanë merituar, konstatuan bashkëbiseduesit.

Në shpreh u theksua kënaqësi nga zhvillimi i deritanishëm i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Portugalisë, duke theksuar nevojën për thellimin e marrëdhënieve ekonomike, si dhe mundësitë e shfrytëzimit të potencialit për intensifikimin e bashkëpunimit sektorial.

Ministrat biseduan edhe për mbështetjen e ndërsjellë në organizatat multilaterale, ndërsa u shkëmbyen mendime edhe për çështjet aktuale ndërkombëtare, me theks për situatën në Ukrainë.

Related posts

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…