Shaqiri: Po fillojmë projektin për përmirësimin e arsimit fillor

🔴 Po fillojmë projektin për përmirësimin e arsimit fillor, i cili përfshin aktivitete për investime kapitale, gjegjësisht punime ndërtimore në 118 shkolla fillore me qëllim të përmirësimit të kushteve mësimore (me fokus rinovimin e tualeteve dhe përshtatjen e tyre për personat me nevoja të veçanta, aksesin e personave me nevoja të veçanta në ndërtesat e shkollave dhe klasat, ndërrimin e pjesshëm të energjisë elektrike, instalime, dekorim i brendshëm i klasave, ndërrim i pjesshëm i dyerve, dritareve, dyshemeve, etj.)

🏡 Lista e shkollave është bërë sipas kritereve të përcaktuara nga Banka Botërore sipas së cilës do të investohet në shkolla që kanë të paktën 65 përqind shfrytëzim të objektit.

Vlerësimi dhe projektimi janë në proces dhe duhet të përfundojnë deri në shtator të vitit 2022, dhe mbikëqyrja është planifikuar për periudhën 2023-2025

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…