Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe drejtori i Drejtorisë së Mjedisit Jetësor Hisen Xhemaili vizituan lokacionin në komunën e Zhelinës, ku ka filluar të ndërtohet rrjeti dytësor i ujësjellësit për kyçjen e banorëve për fshatin Merovë.
Vlera e përgjithshme e projektit është 5.637.230,00 denarë, prej të cilave 5 milionë denarë janë siguruar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përmes Programit për Menaxhimin e Ujërave për vitin 2022. Kjo është faza e parë e projektit që duhet të pasohet me projektin nga programa e ujrave për 2023 për kaptiminin e ujit dhe që do të mundësoj qasja në ujë të pastër për amvisëritë për vendbanimin e Merovës.