Bekteshi: Marzha për drutë për ngrohje dhe peletat e druve të zjarrit është i ngrirë në 10%

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme ka miratuar Vendimin për përcaktimin e marzhit më të lartë tregtar si kusht i veçantë në tregtinë për: drutë e dushkut; dru zjarri ahu dhe peletit për ngrohje. Sipas vendimit, marzhi më i lartë tregtar për këto produkte për të gjithë tregtarët është përcaktuar maksimalisht 10%, bëri të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Shuma e marzhit tregtar deri në 10% për mallrat e specifikuara do të jetë e vlefshme për të gjitha shoqëritë tregtare dhe tregtarët individual që marrin pjesë në zinxhirin tregtar në tregtinë me pakicë dhe transporti për dërgimin e mallrave tek konsumatorët e fundit nuk llogaritet në shumën e marzhit tregtar.

Arsyeja e kufizimit të marzhit tregtar bazohet në rregullimin e diferencave të çmimeve që tani janë të pranishme në tregtinë me pakicë, pra në shitjen e druve për ngrohje dhe peletit të druve për ngrohje.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…