Shënimi i 21 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit – sukses i plotë

21 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit këtë vit e përmbyllëm me “Peace Festival” të suksesshëm, në sheshin Skenderbeu në Shkup.

Me këtë rast shpreh falenderim për gjithë të pranishmit që ishin me mijëra në numër, bashkë me artistët të cilën performuan.

Para festës mbrëmë në Shkup, përuruam në Tetovë gurëthemelin e një super investimi prej 130 milionë euro që do të hapë 900 vende të reja të punës nga kompania e.Go Mobile duke realizuar premtimin e dhënë para një viti për zhvillim, projekte infrastrukturore, investime, vende pune, standard më të mirë, cilësi të jetesës.

Në kuadër të shënimit të 21 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, për herë të parë organizoi edhe Shkollën për liderë të rinj ”Peace Forum Dialogue” dhe përmes kësaj shkolle pjesëmarrësve të rinj ju mundësia të përfitojnë dije lidhur me funksionimin e sistemit politik në vend.

Me këtë rast shprehim falenderim të veçantë për të gjithë pjesëmarësit që ishin mbi 90 në numër si dhe ligjëruesit: Prof. Dr Lidija Georgieva, Prof. Dr. Gordan Georgiev, Xhelal Hoxhiq, Robert Allagjozovski, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, Prof. Dr. Rizvan Sulejmani, Doc. Dr Vedije Ratkoceri, Xhabir Deralla dhe ish ambasadorin shqiptar Arben Çejku.

Qëllimi i Shkollës për Liderë të rinj ishte përvetësimi i njohurive të reja dhe përsosja e aftësive drejtuese për mundësi dhe kontribut për të ardhmen, në zhvillimin pozitiv të shoqërisë, zbatimi i politikave që rezultojnë nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, avancimi i marrëdhënieve ndëretnike, menaxhimi i konflikteve, ndërtimi i paqes, kohezioni social, demokracia konsensuale, integrimi, ndërtimi i paqes dhe bashkëjetesës ndërmjet bashkësive etnike dhe integrimi i qytetarvëve në jetën publike, sociale, ekonomike dhe kulturore gjithashtu ishin pjesë e ligjëratave në kuadër të Shkollës për Liderë të rinj ”Peace Forum Dialogue”.

Shihemi vitin tjetër, ju faleminderit

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Salla përplot në Cyrih të Zvicrës mirëpriti liderin e shqiptarëve, Ali Ahmeti, i cili u rikthye në Zvicër pas 12 viteve. Lideri…

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…