“S&P” konfirmoi vlerësimin e kredisë së vendit me BB- me perspektivë stabile, jashtëzakonisht i rëndësishëm në kushtet e krizës dhe njëherazi konfirmim i politikave të mira

Agjencia e vlerësimit të kredisë “Standard & Poor’s” konfirmoi vlerësimin e kredisë së vendit me BB- me perspektivë stabile. Perspektiva stabile, siç theksohet në raportin e kësaj agjencie është si rrjedhojë e krijimit të politikave në mënyrë proaktive të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për zbutjen e krizës, që është si rezultat i luftës ruso-ukrainase. Po ashtu, kjo agjenci theksoi impenjimin e Qeverisë në drejtim të përforcimit të sistemit të financave publike, siç është Ligji i ri për Buxhetet, me të cilin parashihen reforma të mëdha të orientuara drejt planifikimit buxhetor dhe kontrollit mbi realizimin e tij.
Ruajtja e vlerësimit të kredisë në kontinuitet, krahas efekteve të luftës ruso-ukrainase dhe krizës së çmimeve është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse paraqet sinjal pozitiv dhe është tregues i qartë për besimin e investitorëve në politikat e ndjekura në vend.
“Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i tejkalojë ndikimet nga konflikti në Ukrainë. Pritet që rritja e ekonomisë të përforcohet në vitin 2023, pas parashikimit për ngadalësimin e rritjes ekonomike në vitin 2022, që është si rezultat i ndikimeve indirekte nga konflikti ruso-ukrainas, fillimisht të shprehura përmes çmimeve të larta të energjisë. Me uljen e presionit të çmimeve, do të ulet edhe inflacioni”, theksohet në raport, ku po ashtu thuhet se rreziqet janë pasojë e konfliktit ruso-ukrainas, ndërsa vlerësojnë se progresi në procesin e integrimit në BE është bazë për zhvillim strukturor dhe institucional, që do të përkrahte perspektivat ekonomike.
Nga “Standard & Poor’s”, potencojnë se deficiti në vitin 2022 do të arrijë në 5.1 % me konsolidim gradual në katër vitet e ardhshme. Rritja paraqitet si nevojë për të siguruar mjete për masa të reja antikrizë për mbrojtje të standardit të qytetarëve dhe përmirësim të standardit të jetesësë, pensione më të larta, likuiditet në ekonomi dhe subvencione në sektorin e bujqësisë.
Nga Agjencia theksojnë se fluksi neto i investimeve direkte të huaja mbetet në nivel të lartë. Fluksi neto i investimeve direkte të huaja arriti në 100 milionë euro, vetëm në tremujorin e parë të këtij viti. Po ashtu, Qeveria e RMV-së ka për qëllim ta ruaj atraktivitetin e investimeve direkte të huaja, ndërsa së fundi parlajmëroi hapjen e zonës së parë ekonomike të tekonologjisë së lartë – Shkupi III.
Vlerësimi i kredisë së një vendi tregon nivelin e rrezikut të investimit në të dhe është një nga indikatorët kyç që investitorët potencialë marrin parasysh gjatë vendimmarrjes së tyre. Vlerësimin e kredisë BB- me perspektivë stabile, Republika e Maqedonisë së Veriut e ka që nga viti 2013 dhe në kontinuitet, megjithatë me rëndësi është të theksohet se nuk ka ndryshuar edhe përkundër krizave me të cilat është ballafaquar në vitet e fundit, së pari me krizën e shëndetësisë, pastaj të çmimeve dhe atë energjetike.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…