Bekteshi: Do të veprohet në të gjitha komunat ku ka humbje të energjisë elektrike, duhet përgjegjësi dhe kursim i energjisë elektrike nga të gjithë për tejkalimin e krizës energjetike

“Komuna e Haraçinës do të jetë një ndër komunat e cila do të jetë një shembull pozitiv edhe për komunat tjera, që me të vërtetë çështjet elementare siç është furnizimi me energji elektrike, por edhe obligimet të cilat i kemi si qytetarë do ti kryejm të gjithë në mënyrë të drejtë dhe të paanshme duke mos diskriminuar asnjë. Por, njëkohësisht është obligim i institucioneve, duke filluar nga pushteti lokal deri te ai qëndrorë që të krijojmë kushte elementare për të gjithë banorët dhe të kërkojnë nga banorët kryerjen e detyrimeve. Komuna e Haraçinës ka qenë diskutim me vite të tëra, është për të ardhur keq që në shek.21, të bisedojmë për mjete të cilat i ndanë Qeveria, për një komunë e cila ka qenë e diskriminuar vazhdimisht. Ne nuk do të ndalemi këtu, do të ndajmë mjete shtesë për komunën e Haraçinës, për ndërtimin e kanalizimeve, ujësjellsave etj” ka deklaruar ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin e sotëm ClickPlus në TV21.
Ministri Bekteshi ka theksuar se në komunën e Haraçinës me 80% humbje të energjisë elektrike në bazë të të dhënave të EVN-së dëmi i cili bëhet është 5 deri në 6 milion euro, që është ndër 10% të dëmit total.
“Humbjet për momentin të energjisë elektrike në nivel shteti janë afër 100 milion euro me çmimet aktuale, kurse në komunën e Haraçinës me 80% humbje të energjisë elektrike në bazë të të dhënave të EVN-së dëmi i cili bëhet është 5 deri në 6 milion euro, që është ndër 10% të dëmit total” – tha ministri Bekteshi.

Me ndryshimin e modelit të faturimit të energjisë elektrike apo me vendosjen e bllok tarifave, qytetarët duhet të shohin orëmatësit e tyre në momentin kur pranohen fakturat e energjisë elektrike, nëse nuk korespondojnë me sasinë e konsumuar të energjisë elektrike, munden menjëherë të paraqiten edhe në EVN edhe në KRE të cilat janë kompetente dhe është çështje e cila zgjidhet brenda 48 orëve.
“Me ndryshimet e fundit të ligjeve në vendin tonë, keqpërdorimi i energjisë elektrike është vepër penale dhe është obligim i institucioneve shtetërore që të ndalë keqpërdorimin e energjisë elektrike sepse EVN-së humbjet e energjisë elektrike në rrjet i pranohen në formimin e çmimit të energjisë elektrike nga ana e komisionit rregullator për energjetikë, prandaj institucionet nuk duhet lejojnë që në këto përmasa të keqpërdoret energjia elektrike përshkak se ndikon në çmimin e energjisë për çdo qytetarë dhe çdo komunë.Secili konsumator i energjisë elektrike i ka po të njejtat obligime” ka theksuar Bekteshi.
Ministri Bekteshi deklaroi se rajoni edhe të gjithë shtetet në botë po i pret një dimër i vështirë, por institucionet kompetente në vend po bëjnë përgatitjet e duhura për ta përballuar sa më lehtë këtë krizë.
“Na pret një dimër i vështirë në nivel global, BE ka varshmëri shumë të madhe nga furnzimi me gaz natyrorë prej Rusisë, përveç çmimit të gazit natyrorë paralajmërohet që mundet të ket edhe çkyçje totale të shteteve përkatëse, sikurse rasti me Republikën e Bullgarisë, ka termoelektrana që funksionojnë me gaz natyrorë të cilat prodhojnë edhe energji elektrike edhe energji termike siç ndodhi rasti në qytetin e Shkupit me TE-TO-në e cila e furnizon me energji termike por paralelisht prodhon edhe energji elektrike prej 200 MGW/h, por ne po bëjmë përgatitjet e duhura, kemi rritur kapacitetet prodhuese vendore, po bisedojmë me fqinjët që mos të ndalet furnizimi me energji elektrike apo të mos bëhen pengesa në rrjetin transmetues apo të njohur si interkonektorët midis shteteve” tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Lidhur me masat e paralajmëruara që do të fillojnë të implementohen nga 1 Shtatori, ministri Bekteshi deklaroi se edhe me 15% zvogëlim të konsumit ndihmon në ballafaqimin me krizën energjetike. Institucionet qëndrore e kanë detyrim kursimin dhe çdo udhëheqës institucioni do të përgjigjet në bazë mujore përpara Qeverisë lidhur me kursimet me muajin paraprak.
Gjithashtu, ministri Bekteshi deklaroi se restrikcione për dallim nga shumë vende edhe anëtare të BE-së, ne nuk presim restrikcione edhe gjatë dimrit në vendin tonë, duke konsideruar që do ti përmbushim nevojat e amvisërive dhe kompanive mikro me prodhimin vendor.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…