BDI: Vazhdojmë zbatimin e politikave të ngritjes së cilësisë së arsimit në vend

Bashkimi Demokratik për Integrim që nga themelimi i saj si subjekt politik ka prioritet të vazhdueshëm programor ngritjen e nivelit të cilësisë së arsimit, avancimin e vazhdueshëm të pozitës së punonjësve të arsimit dhe përmirësimin e kushteve infrastrukturore për mbarëvajtjen cilësore të procesit edukativo – arsimor.

Duke u angazhuar fuqishëm mbi realizimin e këtyre përcaktimeve, sot mund të konstatojmë me fakte progresin e shënuar në sferën më të rëndësishme shoqërore, atë të arsimimit të gjeneratave.

Në fillim të këtij viti të ri shkollor 2022/2023, rreth 32.500 punonjës të shkollave fillore dhe të mesme të vendit, prej të cilëve 25.000 mësimdhënës do të marrin pagën e tyre të Shtatorit për 15 % më të lartë. Krahasuar me vitin 2017, pagat në këtë sektor janë rritur për gjithsej 36 %.

Bashkimi Demokratik për Integrim si pjesë e Qeverisë duke udhëhequr me dikasterin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka realizuar në vazhdimësi projekte për përmirësimin e infrastrukturës shkollore në mbarë vendin, me ç’rast në 5 vitet e fundit është investuar në gjithsej 80 shkolla fillore dhe të mesme.

Realizuam premtimin për ndërtimin e shkollës fillore “Mihal Grameno” në fshatin Bllacë duke zgjidhur problemin e banorëve të kësaj zonë, fëmijët e të cilëve këtë vit shkollor e filluan në hapësirat e kësaj shkolle në vendin e tyre. Gjithashtu, po punojmë intenzivisht për ndërtimin edhe të shkollës fillore në lagjen e Vizbegut në Shkup, lëshuam në përdorim shkollën fillore “Naim Frashëri” në Reçicë të Vogël dhe së shpejti do të fillojmë edhe ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri” në Kumanovë.

Rritëm numrin e asistentëve profesional në shërbim të nxënësve me zhvillim atipik nga 500 në 720, si dhe rritëm vlerën e bursave nga 2.700 denarë në 3.500 denarë për nevojat e 3.100 nxënësve.

Mbetemi të angazhuar edhe në drejtim të përfshirjes së Abetares së unifikuar në gjuhën shqipe në sistem tonë arsimor.

Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë realizimin e përpiktë të politikave progresive për avancimin e vazhdueshëm të nivelit të cilësisë së arsimit në vend.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…