Rexhepi: Filloi rekonstruimi i rrugës regjionale Tanushë-Çuçer Sandevë

Zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjes z. Bekim Rexhepi sot inspektoi nga afer fillimin e punimeve të rrugës regjionale R-2239 Çuçer Sandev – Tanushë.

Rexhepi theksoi se me këtë projekt të shumë pritur këtyre banorëve të këtij vendi do t’ua lehtëson qasjen e komunikacionit rrugor deri në qytetin e Shkupit

Për këtë projekt z. Bekim Rexhepi tha se janë parapa 22.000.000 denarë mjete për 5 km gjatësi rruge të ndara nga Ndërmarja Publike për Rrugët Shtetërore.

Gjatë kësaj vizite në Tanushë ishin të pranishëm edhe drejtori i NP Rrugët e Maqedonisë Kostadin Acevski, Kryetari i Komunës së Çuçer Sandevës, Sashko Kamnenoviq dhe deputeti i zonës Berat Ajdari.

Rexhepi shtoi se Ministria e Transportit dhe Lidhjes edhe me tej do vazhdon me avansimin e ifrastrukturës rrugore per çdo vendbanim. Të gjitha projektet që po zbatohen do të kontribuojnë në rritjen e prosperitetit të vendit tonë.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…