Hasani në konferencën “Ukraine Defence Contact Group”: Konfirmuam mbështetjen për Ukrainën

Zëvendës ministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare me temë “Ukraine Defence Contact Group” nën patronatin e Departamentit amerikan të mbrojtjes që po mbahet në Ramstein të Gjermanisë.

Zëvendës ministri Hasani ka marrë pjesë në këtë konferencë ndërkombëtare si përfaqësues i Maqedonisë së Veriut tashmë si vend anëtare e NATO-s, ku është konfirmuar edhe njëherë se e gjithë bota po mbështet Ukrainën në luftën kundër agresionit rus.

Nën patronazhin e Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sot në Ramstein të Gjermanisë, u mbajt konferencë me temë “Ukraine Defence Contact Group” ku morrën pjesë përfaqësues të vendeve anëtare dhe aleatë të NATO-s.

Në këtë konferencë njëherit u konfirmua se gjithë bota është e gatshme për ta mbështetur Ukrainën edhe për një kohë të gjatë në luftën për vetëmbrojtje kundër Rusisë.

https://www.facebook.com/photo?fbid=505412728261151&set=pcb.505412764927814
Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…