Grubi pret në takim ish gjeneralin amerikan dhe ish komandantin suprem të NATO, Clark

Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi ka pritur në takim ish gjeneralin e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish komandantin suprem të NATO-s, z. Wesley Clark.

Grubi ka njoftuar se me ish gjeneralin Clark kanë bashkëbiseduar mbi proceset e paqes, bashkëjetesës, fqinjësisë së mirë, partneritetit euro-atlantik, integrimit në NATO dhe BE.

Statusi i plotë:

Kënaqësi të mirëprisja sot në takim ish gjeneralin e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish komandantin suprem të NATO-s, z. Wesley Clark.

Bashkëbisedim frymëzues mbi rrugëtimin tre dekadësh të vendit, mbi proceset e paqes, bashkëjetesës, fqinjësisë së mirë, partneritetit euro-atlantik, integrimit në NATO dhe në Bashkimin Europian, por edhe mbi agresionin rus në Ukrainë si dhe nevojën e pavarësimit energjetik të vendit dhe rajonit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…