Kryetari Ahmeti mbledh ministrat, kryetarët e komunave dhe të degëve të BDI-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z Ali Ahmeti sot ka mbledhur në takim ministrat e kabinetit qeveritar nga rradhët e BDI-së, si dhe kryetarët e komunave dhe kryetarët e degëve.

Ashtu siç kemi qëndruar gjithmonë në anën e drejtë dhe vendimtar gjatë këtij dy dekadëshi kur vendi duhet të bënte hapa para në proceset demokratike të barazisë dhe integrimit, duhet të vazhdojmë të jemi faktor vendimtar në sfidat e rradhës të rrumbullakësimit përfundimtar të rrugës sonë të integrimit, menaxhimin e krizës ekonomike dhe energjetike, si dhe shërbimin efikas ndaj qytetarëve me projekte të jetës cilësore në çdo instancë institucionale, ka shkruar kështu kryetari Ahmeti pas takimit.

Për të diskutuar mbi zhvillimet politike në vend, rolin kyç të BDI-së në të gjitha proceset jetike për të ardhmen e vendit, si dhe zbatimin e programit zgjedhor në nivel qendror dhe lokal, thirra sot në takim koordinues pune ministrat, kryetarët e komunave dhe kryetarët e degëve të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Ashtu siç kemi qëndruar gjithmonë në anën e drejtë dhe vendimtar gjatë këtij dy dekadëshi kur vendi duhet të bënte hapa para në proceset demokratike të barazisë dhe integrimit, duhet të vazhdojmë të jemi faktor vendimtar në sfidat e rradhës të rrumbullakësimit përfundimtar të rrugës sonë të integrimit, menaxhimin e krizës ekonomike dhe energjetike, si dhe shërbimin efikas ndaj qytetarëve me projekte të jetës cilësore në çdo instancë institucionale.

Të vetëdijshëm se kemi shumë punë para vetes, por me guxim dhe pjekuri, si dhe me frymëzimin e arritjeve të deritanishme bashkë me qytetarët do të vazhdojmë rrugën e sukseseve.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…