Takimi Osmani – Hofrajter

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në Shkup mbajti takim me deputetin dhe kryesuesin e Komision të Bashkimit Evropian në Bundestagun gjerman, Anton Hofreiter.

Të dy bashkëbiseduesit konstatuan se Gjermania është partneri kryesor politik i Maqedonisë së Veriut, i cili edhe më tej do të na mbështesë në përpjekjet për reforma, të cilat i ndërmarrin Institucionet në vendin tonë me qëllim të progresit të shpejtë gjatë negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Hofreiter e përsëriti përkushtimin se Gjermania do të vazhdojë edhe në të ardhmen me të gjithë kapacitetin e saj politik dhe institucional ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën e anëtarësimit të plotë në BE.

Çështjet politike, ato të sigurisë, dhe sfidat ekonomike me të cilat përballet kontinenti evropian për shkak të invazionit rus ndaj Ukrainës, gjithashtu ishin temë e bisedës ndërmjet dy bashkëbiseduesve, të cilët theksuan rëndësinë e përgjigje të përbashkët për ruajtjen e sigurisë dhe qëndrueshmërinë evropiane dhe globale.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…