Nuredini: Është siguruar financimi për rindërtimin e stacionit të filtrimit në Berovë

Në seancën e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, u miratua informacioni për furnizimin publik shumëvjeçar për financimin e aktiviteteve për rindërtimin e stacionit filtrues për ujē të pijshëm në Berovë, komuna e Berovës.

Stacioni i filtrimit për prodhimin e ujit të pijshëm në Berovë është ndërtuar në vitin 1984, por pajisjet teknike janë të vjetruara dhe kanë nevojë për rikonstruksion.

Projekti është në përputhje me Planin Strategjik të Ministrisë së Mjedisit Jetēsor dhe Planifikimit Hapësinor për 2020-2022, në të cilin synimet prioritare janë zhvillimi i infrastrukturës moderne dhe bashkëkohore – sistemeve të kanalizimit për grumbullimin dhe largimin cilësor të ujërave të zeza, ndërtimin e sistemeve për pastrimin dhe trajtimin e ujërave të zeza si dhe kyçjen e të gjithë përdoruesve të infrastrukturës komunale – ujësjellës kanalizime.

Projekti do të realizohet në tre vjet (2022, 2023 dhe 2024), për të cilin Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapēsinor do të sigurojë mjete financiare për realizimin e projektit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…