Bekteshi: Marzhet e kufizuara për produktet ushqimore bazë do të mbeten deri në fund të vitit

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme ka sjellur Vendim që të vazhdojë kohëzgjatjen e masës për kufizimin e marzhit të produkteve ushqimore bazë.
Sipas vendimit, kjo masë do të zbatohet deri më 31 dhjetor 2022.
“Duke pasur parasysh qw ky Vendim kufizon rritjen e çmimeve duke përcaktuar masën e marzhit tregtar që duhet të ndikojë në rritjen e çmimeve me pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe gjendja e tregut tregon se çmimet nuk janë stabilizuar ishte e nevojshme qw tw zgjatet afati për 3 muajt e ardhshëm nga ky vit, pra deri më 31 dhjetor 2022. Në këtë mënyrë, rritja e mundshme e çmimeve në tregtinë me shumicë dhe pakicë do të shkaktohet nga rritja e çmimeve të importit dhe aksioneve, si dhe rritja e kostove të prodhimit, ka shkruar ministri Bekteshi në profilin e tij në Facebook.
Sipas vendimit, masa e marzhit tregtar të shoqërive tregtare dhe individëve tregtarw pjesëmarrës në zinxhirin tregtar të bukës së bardhë, të prerë në copa ose të plota, sheqer të bardhë dhe vaj luledielli ushqimor caktohet në masën deri në 5% në shitje me shumicë dhe deri në 5% në tregtinë me pakicë.
Sasia e marzhit tregtar të kompanive tregtare dhe individëve tregtarë pjesëmarrës në zinxhirin tregtar të miellit të grurit – tip 400 dhe tip 500, makarona dhe shpageta nga gruri i fortë, orizi i bardhë vendorw dhe qumështi i përhershëm i lopës me përmbajtje yndyre 2,8%, 3, 2% dhe 3,5% yndyrë qumështi dhe vezë përcaktohen deri në 10% në shitje me shumicë dhe deri në 10% në pakicë.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…