Takimi Osmani- Dendias

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në margjinat e Seancës së 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së realizoi takim me homologun e tij grek, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikos Dendias.

“Katër vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, me Greqinë arritën të ndërtojmë marrëdhënie strategjike, me dinamikë dhe zhvillim të parashikueshëm, që mund të reflektohet si në dialogun tonë të vazhdueshëm politik, ashtu edhe në bashkëpunimin tonë ekonomik dhe rritjen e shkëmbimit tregtar”, theksoi Osmani pas takimit. Në këtë kontekst, shprehu kënaqësi për gatishmërinë e Qeverisë së Greqisë për ta ndihmuar Maqedoninë e Veriut në ballafaqimin me sfidat e energjisë elektrike.

Gjatë bisedës u ritheksua rëndësia e marrëveshjes së arritur të Prespës, e cila sot shërben si model për zgjidhjen e suksesshme të çështjeve të hapura bilaterale ndërmjet dy shteteve fqinje, rëndësia e implementimit të mëtejshëm të Marrëveshjes, si dhe vendosmëria e të dyja palëve të vazhdojnë përpjekjet në këtë drejtim, me çka do të përmbushen qëllimet e Marrëveshjes dhe Planit Aksionar për bashkëpunim.

Lidhur me perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, të dy ministrat e përshëndetën mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare dhe fillimin e negociatave për anëtarësim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Ministri Dendias i riafirmoi qëndrimet e qarta të Greqisë për mbështetje të fortë dhe të vazhdueshme për Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane, si dhe mbështetjen për vendet tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor në integrimet e tyre evropiane dhe euro-atlantike.

Vëmendje e veçantë iu kushtua sfidave lidhur me agresionin rus ndaj Ukrainës, bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe kryesimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në duke filluar nga 1 janari.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…