Shaqiri me rastin e Ditës Europiane të Gjuhëve: Tejkalimi i barierës gjuhësore është hapi i parë për afrimin e popujve dhe komuniteteve të ndryshme etnike

Të njihen gjuhët e kombeve dhe popujve të tjerë është virtyt, sepse mundëson afrimin me kulturën e tyre, gjithashtu mundëson edhe komunikim dhe mirëkuptim më të lehtë me më shumë njerëz, por edhe një avantazh, sepse në kohën e ndërkombëtarizimit dhe lëvizshmërisë së theksuar të kapitalit njerëzor, shkathtësitë gjuhësore, krahas aftësive kompjuterike, janë ato më të rëndësishmet që mundësojnë qasje më të lehtë deri tek vendet e punës për punë shumë të vlerësuara dhe të paguara.
Prandaj, mesazhin që po e dërgojmë në këtë ditë, por edhe çdo ditë që po promovohet dhe përhapet nëpër institucionet arsimore, është që njerëzit, veçanërisht të rinjtë t’i kushtojnë kohë mësimit të gjuhëve.
Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në panelin e sotëm të organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Europian, me rastin e 26 shtatorit – Ditës Europiane të Gjuhëve, ku morën pjesë edhe ambasadorin europian Dejvid Gir ambasadorja e Konfederatës Zvicerane Veronika Ulman Marti dhe drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve Ilber Sela.
“Gjuhët botërore janë të rëndësishme, kjo është e padiskutueshme. Mirëpo për ne si vend multietnik, të mësuarit e gjuhëve të bashkësive të ndryshme etnike është veçanërisht i rëndësishëm. Ajo sjell përfitime personale, por edhe bashkon, krijon unitet, harmoni dhe përforcon shtetin.
Ky është një nga qëllimet për të cilin ne jemi të përkushtuar si Qeveri. Afrimi i njerëzve me njëri-tjetrin fillon me tejkalimin e barrierrës gjuhësore, gjegjësisht me zotërimin e gjuhëve në të cilën flasin”, tha Shaqiri, duke theksuar se pikërisht për këtë institucionet insistojnë në krijimin e mjediseve shkollore multietnike, përfshijmë lëndë për mësimin e gjuhëve të bashkësive tjera dhe të ngjashme, ndërsa kemi mbështetje të madhe nga sektori i shoqërisë civile, si dhe nga faktorë dhe partnerë ndërkombëtarë. Dhe unë Ju shprehë faleminderim të veçantë.
Ministri ishte i bindur se Maqedonia e Veriut si vend anëtar i Këshillit të Europës në iniciativë të së cilës më shumë se 20 vite nderohet 26 shtatori, do të vazhdojë edhe në të ardhmen të shënojë ditën Europiane të gjuhëve, por siç u shpreh ai do të shpërblejë të gjitha aktivietet e deritanishme që janë pjesë e vlerave që ne përpiqemi t’i zgjerojmë, përfshirë edhe mësimin e gjuhëve europiane.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…