Bekteshi me rastin e Ditës Botërore të Turizmit: Sipas të gjithë treguesve këtë vit do të arrihen rezultatet e pritura në turizëm

“Turizmi është përballur me shumë sfida vitet e fundit, të cilat ndikojnë në zhvillimin e kësaj industrie. Duke marrë parasysh se këto janë kriza botërore, në bashkëpunim me Organizatën Botërore Turistike po përpiqemi të gjejmë modelet më të mira për përballimin e të njëjtave. Sipas të gjithë treguesve sivjet do të arrihen rezultatet e pritura”, tha ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Turizmit.
Siç theksoi ministri Bekteshi, sipas të dhënave në gjashtëmujorin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i turistëve është rritur për 53.3%, përkatësisht: tek turistët vendas ka pasur rritje prej 13.7%, dhe tek turistët e huaj rritje prej 109,9%.
“Ndonëse këto shifra janë për t’u përshëndetur, jemi të vetëdijshëm se kriza e tanishme me energjinë elektrike krijon problem të madh në industrinë turistike dhe gastronomike. Kriza me mungesën e kuadrit po ashtu është në fokusin tonë dhe së bashku me odat ekonomike dhe shoqatat dhe shtresën akademike jemi duke punuar në gjetjen e zgjidhjes për të njëjtën. E gjithë kjo tregon se turizmi është dhe do të jetë prioritet i Qeverisë së RMV-së meqë jemi të vetëdijshëm se është një nga degët më të rëndësishme në ekonominë e shtetit tonë. Por, zgjidhjen nuk mund ta gjejmë ne vetë pa mbështetjen Tuaj, si në vitet e kaluar ashtu edhe në të ardhmen do të punojmë së bashku në arritjen e zgjidhjeve për të gjitha problemet me të cilat përballemi”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Ministri vuri në dukje se në të kaluarën kemi dëshmuar se kur i trajtojmë problemet së bashku, rezultatet janë shumë më të mira, gjë që tregon edhe Barometri i Organizatës Botërore të Turizmit, sipas të cilit në edicionin e 4-të të botuar në korrik 2022, Shteti është në vendin e 5-të për destinacionin turistik më të favorshëm të afirmuar nga turistët e huaj që kanë vizituar vendin tonë.
“Sot jemi këtu për ta shënuar këtë ngjarje botërore, që mbahet nën moton globale „Rethink Tourism “ dhe t’i shënojmë të gjitha ato mundësi të shumta të vogla, që e bëjnë turizmin të madh në shtet dhe me forca të përbashkëta mund të arrijmë edhe shumë më tepër sesa ajo që është arritur. Pikërisht kjo moto na detyroi të mendojmë, sivjet në vend të mirënjohjeve për agjenci të suksesshme, hotele, të përkujtohemi në njerëzit që janë më meritorë që turizmi sot është një nga temat kryesore në shtetin tonë”, shtoi ministri Bekteshi.
Sektori i Turizmit së bashku me Këshillin e Turizmit bënë një përzgjedhje gjatë së cilës u vendos që t’u jepen Çmimet për Arritje të Përjetshme për kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e turizmit, afirmimin dhe promovimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në nivel ndërkombëtar për 20 doajenët e Industrisë turistike.
Çmime për vepër jetësore u ndanë për: Ilija Kamnar (pas vdekjes), Ziber Bislimi (pas vdekjes), Enver Maliqi (pas vdekjes), Stavre Nikolovski (pas vdekjes), Olgica Iloska (pas vdekjes), Miomir Rafailovski, Yuksel Kerim, Donço Tanevski, Sllave Siraçevski, Miroslav Çonevski, Menan Memedi, Petar Janev, MexhitCapa, Stefan Mishevski, Radoslav Simevski, Jovan Tanaskoski, Mile Spiroski, Stojan Filiposki, Angel Ivanov, Pero Mitrov.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…