Nuredini: U miratua Propozim – Ligji për Kënetën e Studençicës, plotësohet rekomandimi i UNESCO-s

Në seancën e sotme të 85-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Draft-Ligjin për shpalljen e Kënetës së Studençicës për zonë të mbrojtur në kategorinë IV – Park i Natyrës, pas së cilës i njëjti do t’i dorëzohet Kuvendit për veprime të mëtutjeshme.

Miratimi i këtij ligji, përveç përmbushjes së rekomandimit të UNESCO-s, do të mundësojë ruajtjen e gjendjes natyrore të lokalitetit përmes mbrojtjes së vlerave natyrore dhe vlerave të tjera, parandalimin e veprimeve që mund të shkaktojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose indirekte cenimin e habitateve dhe ekosistemeve, krijimin e kushteve më të favorshme për mbrojtje, ruajtje dhe përparimin e diversitetit biologjik dhe rajonal, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore në mënyrë që të mos kërcënojë mbijetesën e habitateve dhe specieve.

Në të njëjtën seancë, Qeveria solli Vendim për pranueshmërinë e propozimit për shpalljen e Kënetës së Belçishtës për zonë të mbrojtur në kategorinë IV – Park i Natyrës, pas së cilës do të përgatitet Draft-Ligji. Propozimi për shpalljen e kësaj zone për zonë të mbrojtur mbështetet nga Studimi për Valorizimin e Kënetës së Belçishtës – Park i Natyrës e përgatitur në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës dhe është bazë për përgatitjen e Propozim-Ligjit për shpalljen e Kënetës së Belçishtës për zonë të mbrojtur.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…