Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi me Ambasadën Franceze për promovimin e gjuhës frënge në vend

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe ambasadori i Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sirill Bomgartner, sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi, qëllimi i të cilit është ringjallja e mësimit të gjuhës frënge në shkolla dhe universitete në vend.
– Me nënshkrimin e memorandumit do t’i përkushtohemi inkurajimit të zgjedhjes së gjuhës frënge në shkollat fillore dhe të mesme duke vendosur aktivitete për zhvillimin e saj, duke krijuar mjete për promovimin e gjuhës frënge dhe duke organizuar ngjarje të destinuara për ekipet drejtuese dhe pedagogjike në shkolla, si dhe fuqizimin e mësimit të gjuhës frënge në shkollat fillore dhe të mesme me ofrimin e mjeteve bashkëkohore teknologjike, organizimin e trajnimeve pedagogjike në Francë, rrjetëzimin e shkollave nga Franca, Maqedonia e Veriut dhe rajoni, tha ministri Shaqiri.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, shtoi ministri, do t’i vendos në dispozicion të shkollave fillore dhe të mesme mjetet për promovimin e gjuhës frënge, të zhvilluara në kuadër të projektit rajonal të Ministrisë Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe do të inkurajojë përdorimin e tyre nga shkollat midis nxënësve dhe prindërve.
Ambasada e Francës do të krijojë një rrjet shkollash nën moton “ E dua frëngjishten”
– Shkollat e këtij rrjeti do të pajisen me panele interaktive të destinuara për kabinetet e gjuhës frënge, ndërsa gjithashtu ambasada do të mbulojë të gjitha shpenzimet për trajnimin pedagogjik në Francë për gjashtë mësimdhënës të shkollave fillore dhe të mesme, të cilët do të përzgjidhen në bazë të dosjes për kandidaturë, u shpreh Sirill Bomgartner, ambasador i Francës.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…