Takimi i Nuredinit me ambasadorin e sapoemëruar të Hungarisë, Klein

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini ka zhvilluar një takim pune me ambasadorin e sapoemëruar të Hungarisë, shkelqësia e tij Andras Klein.

Ministri Nuredini i uroi mirëseardhje ambasadorit dhe i uroi suksese në mandatin e tij në vendin tonë, ndërsa të dyja palët konfirmuan përkushtrimin e përbashkët për përparimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e ndryshimeve klimatike, menaxhimit të mbeturinave dhe ujërave.

Në takim, Nuredini prezantoi projektet aktuale dhe të ardhshme për arritjen e qëllimeve strategjike në sferën e mjedisit jetësor, si dhe investimet e nevojshme në infrastrukturë sipas legjislacionit të harmonizuar me direktivat evropiane.

Ambasadori Klein shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin, veçanërisht në fushën e sigurimit të ekspertizës, shkëmbimit të njohurive dhe mbështetjes financiare, duke qenë se vendi ynë është në fazën aktive të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai gjithashtu theksoi se qëndrimi i qeverisë hungareze për mbështetjen e integrimit të RMV-së në BE është i vendosur.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se përvojat hungareze janë të mirëseardhura edhe në atë drejtim edhe bashkëpunimi duhet të thellohet në periudhën e ardhshme.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…