Shaqiri vizitoi Universitetin e Manastirit

👩‍🏫Sot pata rastin të vizitoj Universitetin “Shën Klementi i Ohrid” në Manastir, nga ku ju uroj studentëve në orën e parë akademike që misioni për përparim jetësor të jetë i suksesshëm për secilin prej tyre dhe që profesorët të vazhdojnë të jenë udhërrëfyes i tyre besnik.

👨‍🏫Jam i lumtur që kemi të rinj ambicioz që po përballen me një fazë emocionuese, të mbushur me ligjërata, ushtrime, bashkëpunim me profesorë dhe kolegë dhe që do të rriten gjithnjë e më shumë me çdo sfidë të re.

📌Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë të inkurajojë gjeneratat e reja që të rriten në qytetarë akademikë të vlefshëm duke përmirësuar procesin arsimor.

📃 Në atë drejtim, Ministria së shpejti do të shpallë konkurs për disa kategori bursash studentore, sepse edhe në kushte ekstreme krize, të rinjtë duhet të kenë mbështetjen e shtetit.

📃Gjithashtu, në proces janë edhe ndryshimet në Ligjin për vaktet e subvencionuara të studentëve, të cilat do të vazhdojnë edhe këtë vit.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…