Nuredini: Ndërpriten Marrëveshjet e Koncesionit për shtatë hidrocentrale të vogla në Parkun Kombëtar Mali Sharr

Me iniciativë të ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini në seancën e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi informacionin lidhur me statusin e Marrëveshjeve koncesionare për hidrocentralet e vogla të vendosura në zonat e mbrojtjes së rreptë dhe të menaxhimit aktiv të Parkut Kombëtar Mali Sharr, për të cilin u zhvillua një procedurë për ndërprerje të Marrëveshjes së Koncesionit nga të dy palët për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike. Informacioni përfshin gjashtë hidrocentrale të vogla të vendosura në zonat e mbrojtjes së rreptë dhe të menaxhimit aktiv në Parkun Kombëtar Mali Shar, të cilat nuk do të realizohen. Bëhet fjalë për HCV Lubotenska nr.66, HCV Lubotenska nr.67, Belovishka nr.107, Shkumbini nr.82, HCV Leshoçka 100 dhe Leshoçka 101.

Në fakt, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor vitin e kaluar ka iniciuar formimin e Komisionit në të cilin kanë qenë anëtarë edhe përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Ekonomisë, i cili ka shqyrtuar dokumentacionin për ndërprerje të marrëveshjeve koncesionare nga të dy palët dhe nevojën për kompensimin e palëve kontraktuese.

Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i është dorëzuar procesverbali me shqyrtimin e detajuar të të gjitha shpenzimeve të realizuara nga koncesionarët, në bazë të të cilit është përgatitur propozimi për ndërprerjen e Marrëveshjeve nga të dy palët. Me propozimin për ndërprerjen e Marrëveshjeve së Koncesionit nga të dy palët për përdorimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet e vegjël të Sharrit, është planifikuar kompensimi i shpenzimeve të bëra realisht për zbatimin e marrëveshjeve dhe shpenzimet e paguara në emër të Koncesionit.

Krahas asaj që u përmend më sipër, me një informacion të posaçëm është dërguar një propozim për zgjidhjen miqësore të Marrëveshjes së Koncesionit për HCV Sheliçe me nr.ref. 91, me vendndodhje në zonën e PK Mali Sharr, në zonën e përdorimit të qëndrueshëm, me ç’rast u arrit marrëveshja që Koncesionarit ti kthehet kompenzimi i paguar i koncesionit.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…