Nuredini: Trajtimi i ndotjes së ajrit në kushtet e krizës energjetike kërkon konsolidim dhe koordinim të fortë

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile për koordinim, konsolidim dhe trajtim të përbashkët të ndotjes së ajrit në sezonin e ardhshëm të ngrohjes.

Qëndrimi i përbashkët ishte se në kushte kaq të vështira lidhur me krizën energjetike, mjedisi jetësor dhe shëndeti i qytetarëve duhet të jenë prioritet mbi interesat ditore politike, sepse të gjithë thithim të njëjtin ajër.

Të dyja palët shprehën interesim dhe gatishmëri për bashkëpunim.

U diskutua nevoja për një përcaktim të qartë të përgjegjësive dhe detyrimeve të institucioneve në nivel lokal dhe kombëtar, nevoja për informim të rregullt të qytetarëve dhe reagim në kohë në kushtet e rritjes së mundshme të ndotjes së ajrit.

Është paralajmëruar bashkëpunim edhe në fushën e ndërgjegjësimit të publikut për një jetesë urbane më të ndërgjegjshme, më ekonomike dhe më ekologjike, që nënkupton ndryshimin e shprehive të përditshme në zonat e konstatuara si burimet më të mëdha të ndotjes së ajrit. U bisedua edhe për nevojën e bashkëpunimit ndërsektorial, koordinimit dhe informimit të ndërsjellë në nivele të ndryshme si prioritet në trajtimin e kësaj sfide.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…