Besimi: Misioni i FMN-së dha dritën jeshile për qasje në 530 milionë euro përmes instrumentit PLL

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar dha dritën jeshile për dhënien e 530 milionë eurove për Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes Linjës për përkujdesje dhe likuiditetit (PLL) në afat prej 24 muajve. Ky është vlerësim i lartë për politikat ekonomike që zbatohen në vend, sepse Fondi e ofron këtë instrument financiar vetëm për vendet me baza të qëndrueshme ekonomike dhe politika të qëndrueshme.

Pas aprovimit final të këtij instrumenti nga Bordi i FMN-së, i cili pritet deri në fund të këtij muaji, vendit tonë do t’i vihen menjëherë në dispozicion 110 milionë euro për financimin e nevojave të buxhetit dhe për ballafaqimin më të lehtë të goditjeve të shkaktuara nga kriza energjetike dhe e çmimeve. Qëllimi i këtij instrumentit është të ofrojë përkrahje likuiditeti për ekonomitë e qëndrueshme në kohë goditjesh dhe krizash, siç është situata aktuale globale.

Në deklaratën e misionit të FMN-së, vlerësohet impenjimi i Qeverisë për zbatimin e mëtejshëm të konsolidimit fiskal, si dhe reformave në financat publike, para se gjithash të Ligjit të ri të Buxheteve dhe rregullave fiskale që do të kontribuojnë në këtë drejtim.

Përmes qasjes në këtë instrument financiar, FMN-ja jep sinjale të fuqishme mbi ekonominë vendase në tregjet ndërkombëtare dhe te investitorët. Gjatë aprovimit të tij, përveç vlerësimit pozitiv për ekonominë nga misioni i fundit i këtij fondi në vend, FMN-ja vlerëson edhe politikën fiskale, politikën monetare, stabilitetin dhe supervizionin e sektorit financiar dhe përshtatshmërinë e të dhënave. Kjo linjë, nënkupton besimin në ekonominë dhe politikat që zbatohen në vend.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…