Zgjidhja e mungesës së ujit në Pallçisht, Emshiu: Të Enjten përurojmë fillimin e punimeve tek rezervuari

Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ditën e Enjte do të fillojnë punimet për ndërtimin e rezervuarit në fshatin Pallçisht.

Njoftimi i kreut të komunës:

Lajmet e mira sigurisht ndahen me miqtë por unë këtë herë dua të ndaj me të gjithë ju banorët e komunës së Bogovinës.

Më vjen mirë që të konfirmoj se ditën e Enjte fillojnë punimet për realizimin e Projektit për ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Pallçisht të Poshtëm, e me këtë të mbyllim njëherë e përgjithmonë problemin për furnizim me ujë për pije për banorët e këtij vendbanimi.

Ditën e Enjte, me fillim në ora 12:00 bashkë me Zëvendësministrin e Transportit dhe Lidhjeve z. Bekim Rexhepi dhe zyrtarë tjerë qendror dhe komunal do të bëjmë përurimin e fillimit të punimeve tek rezervuari i ujit.

Më gëzon fakti që si kryetar i komunës pas më shumë se dy dekada pritje të sjellë lajme të mira për vendbanimet e komunës që drejtoj unë.

I gjithë projekti kap shumën në vlerë prej 277.000.00€ dhe në kohëzgjatje prej 9 muaj.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0EqBHqn3DyMQ9T4htQpM557A2kZPow8wogit2VkPkrwp5jH4G5WucNEwaY7XPizvHl&id=100117835686201
Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…