Besimi në takime në Thesarin e SHBA: Përkrahje për zhvillimin e kapaciteteve për menaxhimin e financave publike dhe luftimin e ekonomisë gri

Zyra e Ndihmës Teknike të Thesarit të SHBA-së (OTA) është e gatshme ta përkrahë zhvillimin e kapaciteteve të menaxhimit me financat publike, si dhe luftën kundër ekonomisë gri dhe politikat kundër pastrimit të parave.

Kjo u diskutua në takimin ndërmjet ministrit të Financave, Fatmir Besimi dhe zëvendësndihmës sekretarit të Thesarit të SHBA-së për përkrahje teknike, William Larry McDonald në Washington.

Ministri Besimi, theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë viteve të fundit, punoi në mënyrë aktive mbi masat dhe planet e uljes së ekonomisë joformale, ku përfshihet edhe Plani aksional për luftën kundër ekonomisë gri, i cili u hartua nga Ministria e Financave.

Gjithashtu, Ligji i ri i Buxheteve është reformë kyçe që po zbatohet në financat publike, me qëllim të sigurimit të kornizës së udhëheqjes së politikës së mirëfilltë,  të parashikueshme dhe të qëndrueshme fiskale. Në lidhje me këto aktivitete, domëthënëse do të jetë ndihma teknike e SHBA-së.   

Njëherazi, gjatë takimit u diskutua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe realizimit të projekteve të reja në bashkëpunim me USAID-in dhe Ambasadën e SHBA-së në vend. 

Të dyja palët, u pajtuan se aktualisht çështja prioritare është ballafaqimi me krizën energjetike dhe të çmimeve, njëkohësisht duke ruajtur stabilitetin makroekonomik, me ç’rast në këtë drejtim është edhe pakoja e re e masave, e miratuar nga Qeveria.

Në kuadër të takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore, ministri Besimi do të zhvillojë takime edhe me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore, Koen Davidse, zëvendësdrejtoren e Bankës Botërore, Anna Bjerde, si dhe me drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Pol Hilbers dhe drejtorin e FMN-së për Evropën, Alfred Kamer.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…