Drejtori gjeneral i Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Festim Halili po merr pjesë në takimin shumëvjeçar të ekspertëve për investime, inovacion dhe sipërmarrje për ndërtimin e kapaciteteve prodhuese dhe zhvillim të qëndrueshëm në Gjenevë të Zvicrës.
Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD), si një organ i përhershëm i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), u krijua në 1964 për të promovuar tregtinë, investimet dhe zhvillimin në vendet në zhvillim.