Zëvendësministri Rexhepi: Sot filluam punimet për projektin e ujësjellësit në fshatin Pallçisht

Pas më shumë se 20 viteve, sot në Pallçisht të Poshtëm në komunën e Bogovinës po fillojmë me punimet për rikonstruimin e tubacionit të furnizimit për ujësjellësin në gjatësi prej 3.6 km dhe vlerë 266 mijë euro me një afat ndërtimi prej 9 muajsh.

Jemi këtu për të dëshmuar se e mbajmë fjalën e dhënë para banorëve të fshatit Pallçisht, në mënyrë që të ruajmë besimin e dhënë nga qytetarët dhe të realizojmë premtimet e dhëna.

Ky projekt i shumë pritur do të lehtësojë ndjeshëm kushtet e jetesës për banorët e këtij fshati.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është e përkushtuar për mbështetjen e vazhdueshme të komunave përmes programeve të ndryshme me të cilat realizojmë projekte kapitale me rëndësi të madhe për qytetarët dhe vetëqeverisjet lokale.

https://www.facebook.com/photo?fbid=550893240318895&set=pcb.550893290318890
Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…