Zëvendës drejtori Abdullahu: 2500 kartela për naftë të gjelbërt për rajonin e Pollogut 

Fillon shpërndarja e kartelave  të naftës së gjelbërt.

Sot ishim për ti shperndarë kartelat e para  për naftë, në rajonin  e Pollogut gjegjësisht në komunën  e Tetovës dhe Bogovinjës .

Mbi 2500 bujq nga rajoni i Pollogut  do të marrin kartela me naftë të subvencionuar në vlerë prej 8.5 milionë denarë.

Përfitues të kësaj mase janë afër 50.000 bujq për të cilat Qeveria dhe Ministria e Bujqësis , kanë siguruar 250 milionë denarë përmes Agjencisë së pagesave.

Nga java e ardhshme dhe gjatë gjithë muajit tetor do të vijojë shpërndarja për pjesën tjetër të njësive rajonale.

Kjo masë me vlerë mbi 4 milionë euro është një mekanizëm i shkëlqyer për uljen e kostove të inputeve të bujqve për kultivimin e tokave të tyre bujqësore.

Këtë vit të gjith bujqit përfitojnë 50% mbështetje për naftën e gjelbër dhe me ndryshimet ligjore që i bëmë, kemi mundësuar që kjo mbështetje të arrijë në 100%.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=10209776311840223&set=pcb.10209776315440313
Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…