Abdullahi: 230 milionë denarë   pagesa për kulturat e kopshtare dhe frutat e dorëzuara në objektet përpunuese

Agjencia për Mbështetje Financiare të Bujqësisë dhe Zhvillimt Rural sot ka bërë pagesën në bazë të pagesave suplementare direkte për kulturat e kopshtit dhe frutave të dorëzuara në objektet përpunuese.

3942 prodhues të kulturave hortikulturore që e dorëzuan prodhimin e tyre në një objekt përpunues marrin mbështetje financiare prej 230 milionë denarë.

Përfitues të kësaj nënmase janë njësitë bujqësore që kanë mbjellë sipërfaqe me kultura bimore dhe janë përfituese të nënmasës 1.4, dhe të cilat e kanë dorëzuar prodhimin e realizuar në objektet e përpunimit të perimeve drejtpërdrejt ose përmes një blerësi të regjistruar në periudhën nga 26 dhjetor 2020 deri më 25 dhjetor 2021,përfshirë kulturat hortikulturore të prodhuara për nevojat e kapacitetit të vet përpunues – të regjistruar në regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore.

Mbi 16 milionë denarë  janë paguar 178 prodhuesve të kulturave frutore për pagesa shtesë direkte nga nënmasa 1.7 për kulturat frutore të dorëzuara në objektet përpunuese.

Përfitues të kësaj nënmase janë njësitë bujqësore që kanë sipërfaqe të mbjella me këto lloje të frutave: qershi, mjedër, manaferrë, aronia, kajsi, luleshtrydhe dhe kivi dhe janë përfituese të nënmasës 1.7, dhe të cilat kanë bartur të arriturat prodhimi i frutave në objektet e përpunimit për fruta direkt ose përmes një blerësi të regjistruar në periudhën 26 dhjetor 2020 – 25 dhjetor 2021, të regjistruar në regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore.

Shuma e pagesave direkte për këto dy nënmasa është 3 denarë për kilogram.

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…