Zëvendës ministri Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi ka njoftuar se prej sot kanë hyrë në fuqi ndryshimet në ligjin për ndërtim
Nëpërmes një statusi ai ka zbardhur edhe procedurat që qytetarët duhet t’i ndjekin.
Në fund fare, por jo nga rëndësia, Rexhepi ka njoftuar se nuk është e nevojshme të lëshohet leje/vendim ndërtimi nga vetëqeverisja lokale
Njoftimi i plotë:
️- Qytetarëve do t’u mbetet vetëm një njoftim për instalimin e një termocentrali fotovoltaik, të cilit do t’i bashkëngjesin:
– Kopje e letërnjoftimit
– Letër pronësie për objektin ku është planifikuar të vendoset elektrocentrali fotovoltaik, me të drejtën e pronësisë së investuesit
– Nëse objekti nuk është në pronësi të investitorit, dorëzohet një kontratë ose pëlqim nga pronari i objektit.
– Projekti bazë për një termocentral fotovoltaik deri në 6 kilovat për familjet, pra deri në 40 kilovat për kompanitë.
– Nuk është e nevojshme të lëshohet leje/vendim ndërtimi nga vetëqeverisja lokale.