Besimi në vizitë pune në Bruksel, në takime me eurokomesarët Hahn dhe Gentiloni

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, nesër do të qëndrojë në Bruksel, ku do të realizojë takime me eurokomesarin për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn dhe me eurokomesarin për Ekonomi, Paolo Gentiloni. Vizita është si rezultat i vazhdës së aktiviteteve të Ministrisë së Financave për hartimin e dokumenteve më të rëndësishme – Buxheti për vitin 2023, Programi i reformave ekonomike, ku përcaktohen reformat që do të ndërmerren në periudhën e ardhshme, të cilat janë prcaktuar së bashku me  KE-në, si dhe hartimi i planit aksional për implementimin e rekomandimeve nga Raporti i KE-së për progresin e RMV-së për vitin 2022.

Gjithashtu, në këto takime, ministri do të informojë edhe për mundësinë e shfrytëzimit të mjeteve të favorshme nga Fondi Monetar Ndërkombëtar përmes programit PLL, si dhe do të iniciohet edhe nisma për përkrahje të buxhetit për përballimin e sfidave të krizës energjetike dhe të çmimeve nga KE-ja përmes INF-së.

Po ashtu, vizita është e rëndësishme edhe nga aspekti i procesit të skriningut bilateral që ka filluar, pas miratimit të Kornizës negociuese për RMV-në dhe mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare, në procesin e aderimit drej BE-së.  

Kriza aktuale energjetike dhe ajo e çmimeve, e cila ka ndikim të madh në ekonominë e vendit, masat e ndërrmarra nga qeveria për përballimin e krizës, por edhe reformat që po zbaton vendi në rrugën drejt integrimit të plotë evropian dhe rritjes më të lartë ekonomike do të jenë gjithashtu pjesë e temave që do të diskutohen në këto takime.

Përkrahja e Komisionit Evropian gjatë zbatimit të reformave është shumë e rëndësishme, ndërsa këto takime kontribuojnë në mënyrë pozitive mbi implementimin e tyre.

Krahas reformave, gjatë takimeve do të diskutohet edhe çështja lidhur me ndihmën nga BE-ja për ballafaqimin me pasojat nga kriza energjetike dhe e çmimeve.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…