Nuredini në takim me kompani turke të ndërtimit  

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski zhvilluan një takim pune me Emre Orhan Oztelli, Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë për Tregti Ndërkombëtare, të shoqëruar nga përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë së Republikës së Turqisë si dhe përfaqësues nga disa kompani ndërtimi turke.  

Në takim u diskutua për tema me interes të përbashkët. Delegacioni nga Turqia prezantoi veprimtarinë dhe aktivitetet e punës së tyre, ndërsa të dy ministrat prezantuan politikat kombëtare të infrastrukturës.

Ata diskutuan edhe zhvillimin infrastrukturor në fushën e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, veçanërisht për korridoret kyçe 10 dhe 8, si dhe realizimin e projekteve infrastrukturore për furnizim me ujë, trajtimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e mbeturinave.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti ambasadorin e Austrisë, Sh.T.Z. Martin Pammer në selinë e BDI-së

Tetovë, 22 korrik 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë…

BDI: Shkelja e Rregullores cënon legjitimitetin e procesit ligjvënës

Shkup, 20 korrik 2026 BDI – Konferencë për media Arbana Pasholli – Deputete & Nënkryetare e BDI-së https://www.facebook.com/share/v/18xuxidQtt/?mibextid=wwXIfr

Dega Likovë mbajti Kuvendin Zgjedhor

Likovë, 19 korrik 2026 Sonte u mbajt Kuvendi Zgjedhor i Degës së BDI-së në Likovë, në praninë e Kryetarit të BDI-së, Ali…