Drejtori Fejzullahu: Konvikti shtetëror studentor “Pelagonija” me kushte më të mira për studentët

Konvikti shtetëror “Pelagonija” – Shkup është një ndër konviktet më të mëdhej në Maqedoni me kapacitet për vendosje të 997 studenteve. Falë punës dhe projekteve të realizuara nga drejtori Agim Fejzullahu, pas më shumë se 10 viteve konvikti shtetëror studentor ka arritur të tërheqë më shumë student dhe sot I njejti ka 997 studentë të vendosur në konvikt.

Gjithashtu vlen të theksohet se falë punës së drejtorit Fejzullahu është përmirsuar edhe implementimi I rregullativës ligjore për përdorimin e gjuhës shqipe në këtë institucion ku gjuha shqipe ka arrit avansim të konsiderueshëm në dokumentacionet të cilat I përdor ky institucion.

Gjatë bisedës së zhvilluar me studentët të cilët janë të vendosur në këtë konvikt ato u shprehën shumë të kënaqur me cilësinë e ushqimit të cilin ato e konsumojnë. Numri I studentëve që e shfrytëzojnë mentzën e konviktit ka arritur deri në 70% të numrit të përgjithshëm të studentëve që ushqehen çdo ditë në menzë.

Poashtu drejtori Fejzullahu ka realizuar bashkëpunim edhe me shumë institucione shtetërore dhe të huaja, ku vlen të ceket bashkëpunimi me Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup si dhe me konviktet e studenteve nga vende tjera në veçanti me konviktit e studentëve në Split të Kroacisë.

Drejtori Agim Fejzullahu theksoi se qëllimi kryesor i Konviktit Shtetëror të Studentëve “Pelagonia” është të ofrojë qëndrim të sigurt dhe të këndshëm, kushte cilësore për arsimim dhe zhvillim personal të studentëve. Prandaj, ne vazhdimisht po përpiqemi të përmirësojmë shërbimet tona sipas nevojave të studentëve. Ne përpiqemi të ofrojmë një mjedis mësimi të drejtë, të sigurt, argëtues dhe të respektueshëm, ku studentët mund të zhvillojnë dhe shkëmbejnë ide dhe të ndjehen të motivuar dhe të bëjnë gjithmonë më të mirën e tyre. Misioni ynë është të ofrojmë mundësitë më të mira të akomodimit për studentët, të ofrojmë shërbime me cilësi të lartë si rehati, siguri dhe argëtim, në mënyrë që ata të përjetojnë një qëndrim të paharrueshëm.

Related posts

BDI: Kush po e mbron Stoilkoviqin? Kuvendi duhet të nxjerrë të vërtetën.

Shkup, 23 shtator 2026 BDI – Konferencë për media Ilir Hasani – Deputet & Anëtar i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të…

BDI: Sonte në Tetovë takohen kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti dhe i ASh-së, z. Arben Taravari

Sonte në Tetovë po zhvillohet takimi ndërmjet kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, dhe kryetarit të Aleancës për…

Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti: Të organizohet referendum popullor për verdiktin e popullit të Kosovës

Në një intervistë për Top News në Shqipëri, kryetari Ahmeti hodhi një tezë të rëndësishme lidhur me verdiktin e popullit të Kosovës…